Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NIN: Interneti dhe fëmijët (VIDEO)

NULL NULL
08.12.2015 22:58

Me shpikjen e internetit, ka ndryshuar gjithçka. Zhvillimi masiv i teknologjisë, e ka sjellë njerëzimin para sfidave të shumta e njëra ndër to është edhe menaxhimi me internetin – sistemin global të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike për të lidhur me miliarda pajisje në tërë botën.

Ky sistem i ndërlidhur kompjuterik shërbente si shtyllë për ndërlidhjen ndërmjet rrjeteve akademike dhe atyre ushtarake, por sot, edhe një fëmijë 3 vjeçar i aftë të përdorë një pajisje elektronike mund të qaset në internet.

Emisioni i radhës Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, i kushtohet pikërisht këtij fenomeni – fëmijët dhe interneti.

Të ftuar për të diskutuar për raportin e fëmijëve me internetin, ishin Petrit Tahiri nga Qendra Kosovare për Arsim, Natyra Agani psikologe, Teuta Zymeri nga Qendra për Studime të Avancuara dhe Aurita Agushi, aktore.

A duhet lejuar fëmijët që të kalojnë kohë të internet, cilat janë argumentet pro e cilat janë ato kundër si dhe cili është niveli i sigurisë për fëmijët që përdorin internetin janë disa nga çështjet që janë diskutuar gjatë këtij emisioni.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni emisionin NIN në linkun më poshtë:

 

lajme të ngjashme