NIN – Cila është perspektiva e Artizanatit në Kosovë? (Video) NULL NULL 18.01.2016 22:30 18.01.2016 22:30 Që nga koha kur njerëzimi ka filluar të ekzistojë, është përcjellë nga puna e dorës. Artizanati është tipi më i sofistikuar i të punuarit me dorë, duke përdorë mjete të punës nga më të thjeshta. Aftësia për të prodhuar me dorë gjësende nga më të ndryshmet që gjejnë praktikë në jetën e përditshme, është pikërisht artizanati. Ky term zakonisht i referohet teknikës tradicionale të të krijuarit të produkteve të ndryshme, të cilat gjithmonë janë edhe shumë praktike edhe shumë estetike. Shqiptarët shquhen si zanatlinjë të zotë dhe kjo veprimtari i ka shoqëruar ata pothuajse gjithmonë. Tradita e të mësuarit të një zeje, është përçuar për breza të tërë në një familje e po ashtu edhe tek njerëzit e tjerë të interesuar për t’i përvetësuar aftësitë e nevojshme të të krijuarit diçka. Për të diskutuar rre perspektivës së artizanatit në Kosovë, rreth asaj se si trajtohet ligjërisht artizanati në vend, në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, kanë folur Justina Shiroka Pula – profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe Genc Mazreku – artizan argjendar. Për më shumë ndiqeni emisionin NIN në linkun më poshtë: