Nikqi shfaq emocionet pas ngjitjes në majën e shtatë, tregon si u prek nga sëmundja e lartësisë NULL NULL 17.08.2019 13:08 17.08.2019 13:08 Alpinistja Mrika Nikqi, është ngjitur në shtatë majat më të larta të botës. Maja e fundit që pushtoi ajo ishte Carstensz Pyramide në Indonezi, transmeton Klan Kosova. Për këtë ekspeditë, Nikqi tha se ishte një aventurë e mahnitshme , e shkëlqyer dhe e veçantë për të. “Vetë vendi ishte mbresëlënës, me njerëzit e mirë e të mrekullueshëm që takuam dhe kaluam këto ditë. Ngjitja teknike si asnjëherë më parë, më ofroi kënaqësinë e jetës”. Ajo më tej deklaroi se pritja me javë për përmirësimin e motit duke mos bërë asgjë, ishte sprovë e durimit , por sipas saj duhet të respektohen rregullat e maleve, dhe të pritet për thirrjen e tyre. “Ngjitja e majes( 4884 lmd ) menjëherë natën e mbërritjes në Kampin Bazë (4250 lmd ) me ndryshime të mëdha në lartësi prej Timikes me nivel të detit , bëri që këtë herë të më prekë edhe mua sëmundja e lartësisë”. Ngaqë ishte maja e fundit e projektit dhe momenti i shumëpritur ishte aq afër , ëndrra po bëhej realitet, emocionet më tradhtuan për disa çaste… Ndoshta edhe kjo ishte bukuria e kësaj ekspedite… Me shumë dashuri nga Indonezia, Mrika”, ka shkruar 18 vjeçarja në rrjetin social Facebook. Mrika Nikqi e para në 7 maje të botës (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025