Nikolla ia ndalë mikrofonin Bashës, derisa ishte duke folur NULL NULL 21.07.2022 11:39 21.07.2022 11:39 Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, i ka fikur mikrofonin Lulzim Bashës, pasi atij i mbaroi koha, teksa fliste në lidhje me raportin e Dick Marty. Basha ka theksuar se sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion. Sipas tij, nuk mund të ketë asgjë më të shenjtë se interesat e Kosovës, sepse nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar gjenocidin serb. “Ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, siç ka ndodhur edhe me raportin e Dick Marty. Është e qartë që pas tij fshihen strukturat serbe. Hapi më i fundit, siç e ka publikuar edhe vetë ai, ishte eliminimi fizik i Dick Marty për të fshehur gjurmët dhe për të akuzuar shqiptarët”. “Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit, gjenocidit, krimeve të njerëzimit që regjimi mi Millosheviqi po kryente në Kosovë. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin, luftën e drejtë të UÇK me masakrat e Millosheviqit”. “Lufta e UÇK pati në krah NATO sepse ishte një luftë e drejtë, sepse ndaj tyre po kryhej spastrim etnik, gjenocid. Ky parlament nuk mund të ketë asnjë ngurrim për të folur dhe për të votuar. Makineria e Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë”. “Dënimi i gjenocidit ka qëllim pët t’i hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e begatë pa dënuar luftën. E shkuara rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet. Na takon ne të jemi zëri i atyre viktimave dhe zëri i Kosovës. Jemi krah përpjekjeve të Kosovës”,ka thënë Basha./abcnews.al/