Nigeriani thyen rekordin botëror të Guinness për maratonën më të gjatë të shahut NULL NULL 21.04.2024 21:44 21.04.2024 21:44 Foto ilustruese Tunde Onakoya do të shkruhet në histori për mbledhjen e fondeve për arsimimin e fëmijëve në Afrikë. Kjo pasi Onakoya, ka thyer rekordin botëror të Guinness për maratonën më të gjatë të shahut, transmeton Klankosova.tv. Loja epike 60-orëshe e 29-vjeçarit u zhvillua në Times Square të Nju Jorkut. Onakoya, i cili është gjithashtu një avokat për edukimin e fëmijëve, shpreson të mbledhë 1 milion dollarë për të mbështetur iniciativat arsimore të fëmijëve në të gjithë Afrikën.