Nicole Kidman shfaqet tejet elegante në festivalin e filmit në Kanë NULL NULL 19.05.2025 16:17 19.05.2025 16:17 Nicole Kidman u shfaq tejet tërhqëse, ndërsa iu dha çmimi “Gratë në Lëvizje 2025” gjatë Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë të dielën. Aktorja 57-vjeçare, dukej e mrekullueshme me xhaketën prej lëkure në stil korseje, të cilën e kombinoi me xhinse të shkurtra. Nicole shtoi një rrip të trashë për ta fiksuar belin, dhe mbathi këpucë të zeza të larta. Duke i rregulluar flokët e saj të gjata drejt, ylli i Moulin Rouge shfaqi buzëqeshjen e saj të mrekullueshme ndërsa pozoi në tapetin e kuq. /Klankosova.tv