Nick Jonas dhe Priyanka Chopra do të martohen në një pallat indian NULL NULL 12.11.2018 23:30 12.11.2018 23:30 Vetëm edhe pak javë kanë mbetur dhe Nick Jonas dhe Priyanka Chopra do të jenë ‘burrë dhe grua’. Së fundmi, britanikja The Sun ka zbuluar detaje lidhur me planet për dasmën e çiftit – që duket se do të jetë e mrekullueshme. Ylli 26 vjeçar i muzikës dhe aktorja 36 vjeçare kanë në plan që të shijonjë një javë festime në vendin e saj të origjinës [Indi], para dasmës. “Do të jenë disa ngjarje para dasmës, përfshirë një ceremoni kristiane, të gjitha në Indi”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për The Sun, transmeton Klan Kosova. Yjet – që e bënë romancën e tyre publike në muajin maj dhe u fejuan vetëm disa muaj më vonë, në muajin korrik – kanë planifikuar një ngjarje mehndi “ku do të vizatojnë trupat e tyre me henna dhe do të kenë disa ngjarje të tjera tradicionale, para dasmës”, ka thënë tutje burimi. Dasma do të bëhet në pallatin e mrekullueshëm Umaid Bhawan në Jodhpur në Indi. (Aktorja Elizabeth Hurley është martuar me Arun Nayar në të njëjtin vend në vitin 2007).