Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nice ende pa humbje në Ligue 1, e mposht edhe Marseillen

NULL NULL
21.10.2023 23:31

Nice po vazhdon të dhurojë befasi në këtë fillim sezon në Ligue 1, duke e mposhtur edhe Marseillen në mbrëmjen e së shtunës me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për Nice e realizoi Evann Guessand, në minutën e 79’, pas një asistimi nga Jeremie Boga.

Trajneri italian Francesco Farioli, ani se është vetëm 34-vjeçar po e prin ligën franceze.

Në formacionin titullar te italiani luan Dante, i cili është më i vjetër, 40-vjeçar.

Përndryshe, Nice pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara – pesë fitore dhe katër barazime. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme