Ngritet aktakuzë ndaj Safet Gjicit NULL NULL 09.11.2023 16:53 09.11.2023 16:53 Është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Kukësit Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Prokuroria e Posaçme i ka përfunduar hetimet dhe ua ka bërë të ditur akuzën, Gjicit dhe Kaçit. Ish-kryetari i Kukësit u arrestua në qershor pas publikimit të një videoje erotike me 40-vjeçaren, në zyrën e këtij të fundit. Kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve. Nga ajo kohë, Gjici ndodhet në burg, derisa Kaçi në arrest shtëpiak. Safet Gjici, akuzohet për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa ajo akuzohet për ‘korrupsion aktiv’, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Klankosova.tv Ish-kreu i Kukësit kishte deklaruar në gjykatë se nuk ka pasur korrupsion, anise ky i fundit e kishte pranuar marrëdhënien intime me gruan. Ndërkaq, Alma Kaçi, kishte thënë se ajo e kishte bërë filmimin pasi që ishte ngacmuar në takimin e parë.