Ngrënia e çokollatës për mëngjes mund të ndikojë në humbjen e peshës NULL NULL 26.06.2021 09:39 26.06.2021 09:39 Fillimi i ditës suaj me çokollatë mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin dhe të humbni peshë, kanë pohuar shkencëtarët. Çokollata e qumështit është e njohur për sheqer të lartë dhe nivele të larta yndyre dhe nuk është ushqimi i parë për të cilin mendoni kur bëni një dietë. Por studiuesit në spitalin e “Brigham and Women’s” në Boston shikuan përfitimet e përfshirjes së çokollatës në dieta, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv Studimi, i botuar në “FASEB Journal” mund të jetë lehtësim për shumë gra që duan të humbin peshë, por nuk duan të heqin dorë nga çokollata. Në mëngjes ngrënia e çokollatës mund të ndihmojë në djegien e dhjamit dhe gjithashtu mund të zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, thanë shkencëtarët. “Çfarë, por edhe kur hamë, mund të ndikojnë në mekanizmat fiziologjikë të përfshirë në rregullimin e peshës trupore”, ka thënë Frank Scheer, neuro-shkencëtar. Sipas studiuesve nivelet ditore të kortizolit janë më të ulëta kur hani çokollatë në mëngjes sesa në mbrëmje.