Ngordhja tragjike e antilopës (Foto) NULL NULL 15.07.2015 10:12 15.07.2015 10:12 Disa turistë shkuan për të vizituar Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut për të parë natyrën e mbuluar nga kafshët e egra. Megjithatë rastësisht gjatë rrugëtimit të tyre ata hasën në një meç interesant të cilin rrallë kush do të mund t’a shihte e të përjetonte diçka të tillë, përcjellë Klan Kosova. Këta turist hasën në dy luanë duke u ndeshur me një antilopë shumë afër makinave të tyre. Andaj në këto foto shihen kur shoferët kapën momentet e ndeshjes së luanëve dhe antilopës, për fat të keq kjo e fundit u godit brutalisht e për të ngordhur menjëherë, përderisa njëri nga luanët u godit fort në kurrizin e tij. Më poshtë do të shihni disa imazhe interesante të atyre momenteve të cilat i kapën ngasësit e veturave krejt rastësisht. klankosova.tv