Ngordh Perry, gomari model tek ”Shrek” NULL NULL 05.01.2025 11:35 05.01.2025 11:35 Gomari, i njohur si Perry, që inspiroi karakterin e Donkey-t të Eddie Murphy-t në sagën “Shrek”, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare. I lindur në vitin 1994, Perry pushoi së jetuari pas një beteje të gjatë me sëmundjen e hoftës, laminitis, transmeton klankosova.tv. Perry u përdor nga animatorët për të ndihmuar në formimin e karakterit të animuar, duke u shfaqur në skica dhe foto për t’i dhënë frymëzim pamjes dhe lëvizjeve të gomarit në filmin e famshëm.