Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngjarja virale: Burri që kapi Ariana Granden, zyrtarisht nën akuzë

NULL NULL
14.11.2025 10:12
Foto: Getty Images

Një burrë australian që kaloi barrikadat dhe kapi aktoren/këngëtaren Ariana Grande gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, është akuzuar për “shqetësim publik”.

Ngjarja u bë virale pasi Johnson Wen u pa duke shtyrë fotografët dhe duke u hedhur drejt Grandes në tapetin e verdhë, ndërsa aktorja Cynthia Erivo u përpoq ta largonte atë nga kolegia e saj e tronditur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

26-vjeçari kishte postuar në Instagram se ishte “liruar pas arrestimit”, por një ditë më vonë u akuzua zyrtarisht nga një gjykatë në Singapor dhe pritet të deklarohet fajtor. Ngjarja shkaktoi zemërim të gjerë në vend.

Wen, që në rrjetet sociale përshkruhet si “Troll Most Hated”, është i njohur për ndërhyrjet në evente publike. Llogaria e tij në Instagram përmban video të momenteve kur ai ka ndërprerë koncerte të yjeve si Katy Perry dhe The Chainsmokers. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon gjobë deri në 2 mijë dollarë singaporianë.

Fansat kanë bërë thirrje për arrestimin dhe deportimin e tij, duke e akuzuar për “re-trauamtizim” të Grandes, e cila ka folur më herët për PTSD pas sulmit terrorist në koncertin e saj në Manchester më 2017. Në rrjete sociale, shumë kritikuan edhe sigurinë e eventit për mungesë vigjilence.

Në pamjet online, Grande shihet e shokuar, ndërsa bashkëaktorët Michelle Yeoh dhe Erivo e qetësojnë. Ajo nuk ka komentuar incidentin.

Me qindra fansa kishin pritur për orë të tëra në qendrën tregtare ku u mbajt premiera aziatike e “Wicked: For Good”, që del në kinema më 21 nëntor. Grande, Erivo dhe Jeff Goldblum, i cili luan rolin e magjistarit, ishin të pranishëm në event.

Filmi i parë “Wicked” ishte filmi më i përfolur i vitit 2024 në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar 10 nominime për Oscar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme