Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngjarja e rëndë në Vjenë, Musliu: Personi i lënduar pritet të intervistohet si dëshmitar (VIDEO)

NULL NULL
18.03.2026 14:25

Katër persona kanë humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.

Në mesin e tyre tre janë nga Kosova, Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.

Ky rast i rëndë u trajtua edhe në “Kosova Today” në Klan Kosova me avokatin shqiptar Mirsad Musliu, i cili zbuloi detaje lidhur me rastin.

Musliu deklaroi se personi i cili është rëndë i lënduar dhe i shtrirë në spital do të merret në pyetje si dëshmitar nga policia.

“Pritet të merret në pyetje si dëshmitar personi i cili është i lënduar, mendohet se ai mund të ketë info më të rëndësishme dhe më të detajuara se si ka ardhur deri tek kjo tragjedi”, deklaroi Musliu në Klan Kosova.

lajme të ngjashme