Ngërçi presidencial: Rugova e Thaçi, shembull kompromisi (VIDEO) NULL NULL 18.03.2026 20:32 18.03.2026 20:32 Veten e sheh si veteran i shtetndërtimit, por të cilit kontributi nuk iu vlerësua. Arsim Bajrami, si i vetofruar për president mbipartiak muajin e shkuar, u zmbraps nga propozimi pasi kritikon subjektet që nuk ia deshën të mirën vendit. Anise përkrahje individuale beson se kishte te krejt grupet parlamentare. Ngërçi më i ri presidencial, ish-hartuesi i Kushtetutës, është i bindur se zgjidhet me kompromis e jo nëpër dyer të gjykatave. Shembull jep Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin në Rambuje. Në këtë frymë, Bajrami kujton unitetin që u arrit në Rambuje mes Ushtrisë Çlirimtare dhe Lëvizjes Paqësore, në shkurtin e 1999. Për ngjarjet e para 27 vitesh në Francë, Bajrami të mërkurën promovoi edhe një monografi që pasqyron krejt të pathënat e atij procesi që çoi në intervenimin e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.