Ngacmoi një grua përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari NULL NULL 24.11.2023 09:21 24.11.2023 09:21 Rrjetet sociale. Foto ilustruese Të enjten është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar dhe shqetësuar një grua përmes rrjeteve sociale. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova. “Prishtinë / 18.09-23.11.2023. Më 23.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale ankuesen femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.