Nga sot nis “Karvani i vaksinimit” – aktivitet kundër gripit sezonal dhe COVID-19 në Kosovë NULL NULL 22.12.2022 11:10 22.12.2022 11:10 Ministria e Shëndetësisë ka filluar nga sot me aktivitetin “Karvani i vaksinimit”. Ky aktivitet, i nisur në Fushë-Kosovë, do të zgjasë një muaj me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve, transmeton klankosova.tv. Qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese. ”Ky aktivitet synon që të ndihmojë qytetarët për ta kuptuar sa më mirë rëndësinë e vaksinimit dhe njëkohësisht për t’u vaksinuar kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, në kohën kur në vende të ndryshme të botës numri i rasteve të reja të COVID-19 ka filluar të rritet. Për këtë qëllim, për një periudhë kohore prej më shumë se një muaji, në komunat e Kosovës, ekipet e vaksinimit do t’u mundësojnë qytetarëve që të vaksinohen përmes këtij aktiviteti”, ka informuar MSh. Objektivat e “Karvanit të vaksinimit” janë: Inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik; Sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe; Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit. Gjatë “Karvanit të vaksinimit”, përveç vaksinës kundër gripit sezonal, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë. Ky aktivitet i MSH-së do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës./Klankosova.tv/