Nga Serbia hyri ilegalisht në Kosovë, po barte aparat mjekësor – i dorëzohet në doganë NULL NULL 17.03.2024 12:15 17.03.2024 12:15 Policia e Kosovës Është ndaluar një burrë në Leposaviq, i cili dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Në automjetin e tij ai po barte një aparat ultrazëri që përdoret për mjekësi, njofton klankosova.tv. “Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, tregon raporti 24 orësh. Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.