Nga Presidenca tregojnë se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit NULL NULL 27.03.2025 18:53 27.03.2025 18:53 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sot është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, nga KQZ-ja. Me këtë rast, ka nisur rrjedha e afateve ligjore për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina ka thënë për Klankosova.tv, se seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues. “Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga Presidentja Osmani brenda afatit kushtetues”, është shprehur Kupina, njofton Klankosova.tv. Sipas rezultateve përfundimtare tashmë të certifikuara, fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 42.30 për qind, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, dhe Lista Serbe 4.26 për qind.