Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga një grua me mbipeshë në garuese fitnesi

NULL NULL
07.07.2016 15:08

Stephanie Chavez nga Indiana është bërë shembull për shumë persona që dëshirojnë të humbasin peshë.

Chavez ka vuajtur nga mbipesha që nga mosha 12 vjeçe dhe kur u bë nënë peshonte 140 kilogramë, transmeton Klan Kosova.

Ajo se çfarë e bëri që të bëjë ndryshimin drastik është një udhëtim për në Hogwarts si dhe problemet me shëndet të të birit dhe pas kësaj nga 140 ajo tani peshon vetëm 67 kilogramë.

gruaja

Por nuk është vetëm humbja e kilomgramëve ajo se çfarë Chavez ka arritur. Vitin e kaluar ajo ka fituar në garën për World Beauty Fitness Fashion si dhe mori kurorën e transformimit.

Tani, gruaja e cila po inspiron shumë persona është duke studiuar për tu bërë trajnere personale dhe ka plan që me familjen e saj të kthehet në parkun e Orlandos.

gruaja4

Por, ajo ka tentuar edhe shumë herë që të humbas peshë para kësaj radhe por asnjëherë tentimet e saj nuk kishin rezultuar të suksesshme.

“Kam provuar çdo diet dhe pilula për humbje të peshës e kur nuk shihja rezultate atëherë filloja të haja si e çmendur çdo gjë që më dilte përpara”.

“Haja shumë ushqime të shpejta e jeta ishte shumë e vështirë për mua. Në fakt unë nuk po jetoja – nuk mund as të luaja me djemtë e mi”.

“E kisha shumë të vështirë që të ecja dhe nuk mund ta gjeja një pozicion që më përshtatej”.

gruaja2

Por çfarë e lidh atë me parkun e Orlandos që dëshiron ta vizitojë tani që humbi peshë?

Kur për herë të parë në vitin 2010 u hap parku për Harry Potter në Orlando, asaj i thanë që peshonte shumë e rrjedhimisht nuk mund të bënte xhiron që dëshironte.

“Ajo ditë ishte shumë e keqe për mua – u ndjeva jo rehat me trupin tim dhe e dëshpëruar që nuk mund të bëja xhiron që doja. Atë natë kam qarë tërë natën në dhomën e hotelit pasi që e gjithë familja ime ishte fanse e Harry Potter”.

“Djali im që do t’i mbush 11 vjet mezi pret që të ia bëjë ftesën për të shkuar tek Hogwarts dhe unë do dëshiroja shumë që të rikthehem atje”.

Por momenti kur ajo vendosi që të ndryshojë mënyrën e saj të jetesës ishte pak pasi lindi djalin e saj të dytë.

Djali i saj erdhi në jetën në vitin 2013 kishte probleme shëndetësore dhe iu nënshtrua një operacioni.

E duke e parë vogëlushin e saj që iu nënshtrohej operacionit ajo vendosi që jeta e saj duhet të ndryshojë.

“Dita kur djali im shtatë javësh hyri në operacion është dita kur unë vendosa që të ballafaqohem me frikën time dhe të jetojë jetë të shëndetshme”.

“Ishte dita më e frikshme e jetës time por gjithashtu edhe dita më e rëndësishme në jetën time”.

Për të humbur peshë fillimisht Chavez u ndihmua nga një trajner i cili ishte vullnetar që ta ndihmonte atë për të humbur peshë.

Edhe pse ajo e pranon që nuk ishte fare e lehtë që të humbte peshën e tepër, për të gjithçka ia vlejti pasi kishte mundësi që të luante me fëmijët e saj.

gruaja5

lajme të ngjashme