Nga janari 2024, ilaçet me një çmim (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 08.06.2023 20:43 nga Arbreshë Uka 08.06.2023 20:43 Projektligji për çmimin e barnave fillimisht u miratua në qeveri në mars, e tek pas tre muajsh, të mërkurën në kuvend mori edhe dritën jeshile në lexim të parë. Ky dokument ligjor synon rregullimin e tregut farmaceutik privat dhe unifikimin e çmimeve ashtu që qytetarët nuk do të orvaten për të gjetur barnatoren me çmimet më të lira, raporton Klan Kosova. Megjithëkëtë, qytetarët këtij ligji do ia shohim hairin tek në fillimin e vitit 2024, të paktën sipas farmacistëve. Këta të fundit thonë se janë disa procedura tek komuniteti farmaceutik, të cilat do të pasojnë pas miratimit të ligjit dhe hyrjes në fuqi të tij. Procedurat përfshijnë ofertimin e çmimeve tavan nga depot dhe furnizuesit që më pas të përcaktohet çmimi final dhe më pastaj, pacientët ilaçet kronike do t’i blejnë me çmim të njëjtë kudo në barnatoret e Kosovës, gjë e cila mungon tani. E, deputeti nga opozita Armend Zemaj, i cili këtë ligj e cilëson të domosdoshëm por edhe të vonuar nga qeveria, thotë se nuk duhet pritur 2024 për zbatim dhe se për këtë punë do i bëjnë presion më shumë qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht sipas farmacistëve, në 90% të rasteve, pacientëve iu intereson vetëm çmimi i barit dhe nuk kërkojnë këshilla profesionale. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023