Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga erdhi uji në Tokë? Meteoriti mund të ketë përgjigjen

NULL NULL
18.11.2022 10:05

Një studim i ri nga Muzeu i Historisë Natyrore të Britanisë dhe Universiteti i Glasgout, ka zbuluar se asteroidet karbonike mund të kenë luajtur një rol kyç në formimin e Tokës me përbërësit e jetës së hershme.

Një fragment i meteorit “Winchcombe”, i cili besohet se është shkëputur nga një asteroid afër Jupiterit dhe ka arritur në Tokë gjatë miliona viteve të fundit, është gjetur se përmban ujë jashtëtokësor dhe komponime organike, që ofrojnë njohuri për origjinën e oqeaneve të Tokës.

“Rikthimi dhe kurimi i shpejtë i ‘Winchcombe’-s e bën atë një nga meteoritët më të pacenuar të disponueshëm për analizë, duke u ofruar shkencëtarëve një vështrim tërheqës pas në kohë në përbërjen origjinale të sistemit diellor 4.6 miliardë vjet më parë”, tha Dr Ashley King, studiuese në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër dhe autore e një punimi të ri mbi shkëmbin hapësinor.

Shkencëtarët kanë qenë në mëdyshje nga origjina e ujit të Tokës, sepse planeti i hershëm ishte shumë i nxehtë për ta lejuar atë të grumbullohej. Kjo ka çuar në teori që shumica e ujit të Tokës është me origjinë jashtëtokësore.

“Një nga pyetjet më të mëdha që i bëhet komunitetit shkencor është se si arritëm deri këtu? Kjo analizë në meteoritin ‘Winchcombe’ jep një pasqyrë se si Toka filloi të kishte ujë, burimi i jetës”, tha Luke Daly, pedagog në Gjeoshkenca planetare në Universitetin e Glasgow. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme