Nga djathi tek çokollata – 6 ushqimet befasuese që rrisin shëndetin tuaj të dhëmbëve NULL NULL 21.05.2021 17:30 21.05.2021 17:30 Dr. Khaled Kasem, shef ortodoncie, ka shkatërruar disa mite të zakonshme kur bëhet fjalë për ato ushqime që dëmtojnë dhëmbët tuaj. Ai thotë se ”sekreti i shëndetit të mirë të dhëmbëve mund të gjendet në frigoriferin tuaj, dhe midis disa ushqimeve shumë befasuese”, shkruan The Sun, përcjell klankosova.tv. Më poshtë gjeni gjashtë ushqime të habitshme që në të vërtetë mund të rrisin shëndetin tuaj të dhëmbëve dhe t’ju ndihmojnë të mbani buzëqeshjen tuaj shkëlqyese: 1.Djathi Dr Kasem tha se qumështi dhe djathi në veçanti janë një burim i pasur si i kalciumit ashtu edhe i Vitaminës D të cilat ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve. 2.Mollët Jo vetëm që mollët janë një meze e lehtë e shkëlqyeshme por ato gjithashtu mund të ndihmojnë në heqjen e pllakave dentare 3. Luleshtrydhe Luleshtrydhet njëjtë si mollët ndihmojnë në shkatërrimin e pllakave dentare, pasi përmbajnë një sasi të lartë të xylitol. 4.Selino Pavarësisht nëse konsumohet në lëngje, supa ose kremra, acidi malik që përmbahet në selino gjithashtu nxit prodhimin e pështymës për të pastruar dhëmbët tuaj natyrshëm, vlerëson dr. Kasem. 5.Boronicat Edhe pse është i njohur për vetitë e tij antioksiduese, boronica, sipas dr. Kasem, është një nga aleatët tanë më të mëdhenj në parandalimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, siç janë gingiviti dhe paradontiti. 6.Çokollata Ngrënia e çokollatës së zezë sipas dr. Kasem, mund të jetë e mirë për dhëmbët tuaj pasi përmban agjentë antibakterialë.