Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga aksidenti në autostradë ngordh ariu dhe lëndohen tre persona

NULL NULL
11.08.2019 14:47

Tre persona janë lënduar dhe një ari ka ngordh si pasojë e aksidentit që ndodhi dje në kilometrin e tetë të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policin e Kosovës.

Ai tha se vetura është ndeshur me ariun në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Në autostradë, në km e tetë Vërmicë – Prishtinë, në ora 3 e 40 të mëngjesit t’hershëm, një veturë ka ndeshur në një ari”.

“ Si pasojë tre persona që gjendeshin në veturë kanë pësuar lëndime, po ashtu ariu ka ngordhur si pasoje e aksidentit”, ka thënë Krasniqi për klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.