Nga 8 e deri më 10 gusht, “Kayak Fest Kosova” në liqenin e Batllavës (VIDEO) NULL NULL 06.08.2025 10:54 06.08.2025 10:54 Një ngjarje tejet atraktive sportive do të mbahet në Liqenin e Batllavës. Nga 8 e deri më 10 gusht, do të mbahet “Kayak Fest Kosova”. Në studion e Klan Kosovës, organizatori dha detaje se cilat aktivitete do të zhvillohen aty. Derisa, ai tha se vitin e kaluar ky organizim i ka kaluar pritshmëritë. “Kemi pritur se do të vijë shoqëria jonë dhe rastësisht dikush që do ta provojë kajakimin, por kemi pasur shumë më shumë pjesëmarrës”. “Është një organizim më ndryshe, prej festivaleve që jemi mësuar t’i shohim”, u shpreh ai në emisionin e mëngjesit “Ora 7” në Klan Kosova.