Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Neymar takon Michael Jordan

NULL NULL
14.07.2015 19:15

Ylli i Selecao ka realizuar një endërr të kahmotshme kur u takua me kampionin e NBA, Michael Jordan derisa ishte me pushime në Las Vegas këtë javë.

Kapiteni i Brazilit, Neymar është duke shijuar pushimin e tij veror pas një sezoni që në fund të fundit përfundoi në zhgënjim për Selecao në Copa Amerika të muajit të kaluar.

Por ylli i Barcelonës  i cili ndihmoi ekipin e tij të klubit për një historik të trefishtë sezonin e kaluar është në mënyrë të qartë duke shijuar kohën e tij jashtë nga presionet e lojës pasi ai vazhdoi pushimet e tij në Las Vegas gjatë kësaj jave.

23-vjeçari,  përfshirja e të cilit në Copa America përfundoi me një karton të kuq,javën e kaluar  ka qenë duke bërë miq të famshëm në Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova.

Duke takuar yjet e basketbollit, Trevor Ariza dhe James Harden, Neymar ka arritur të përmbushë një ëndërr gjatë gjithë jetës duke takuar yllin më të famshmë të të gjitha kohërave, kampionin e gjashtëfishtë të NBA, Michael Jordan.

lajme të ngjashme