Newcastle shkatërron Chelsean NULL NULL 25.11.2023 18:15 25.11.2023 18:15 Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së13-të në Premier Leaguen. Serinë e golave e nisi Alexander Isak, në minutën e 13’. Blutë e barazuan rezultatin me anë të Raheem Sterling, në minutën e 23’, i cili shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit. Në pjesën e dytë, Neëcastle kaloi sërish në epërsi me anë të Jamaal Lascelles, në minutën e 60’. Vetëm një minutë më vonë Joelinton e realizoi golin e tretë. Golin e fundit në ndeshje e shënoi Anthony Gordon në minutën e 83’, për rezultatin 4-1. Neëcastle pas 13 xhirove renditet në vendin e gjashtë me 23 pikë të grumbulluara, teksa Chelsea pozicionohet në pozitën e 10-të me 16 pikë. /Klankosova.tv.