Newcastle i përgjigjet Arsenalit për Sandro Tonalin NULL NULL 04.02.2026 12:01 04.02.2026 12:01 Sandro Tonali nuk do të largohet nga Newcastle gjatë këtij afati kalimtar. Mesfushori italian ishte në radarët e Arsenalit në minutat e fundit të merkatos, por klubi anglez refuzoi çdo mundësi negocimi. Sipas mediave britanike, agjenti i lojtarit, Giuseppe Riso, ka konfirmuar se Newcastle nuk ka ndërmend ta lëshojë Tonalin këtë merkato, duke theksuar se situata mund të rishikohet vetëm në muajt e ardhshëm. Tonali, i cili ka kontratë deri në vitin 2029, është plotësisht i fokusuar te objektivat e ekipit në Premier League dhe Champions League, transmeton Klankosova.tv.