Neutralizohet i dënuari përjetë që trazoi burgun e Peqinit – vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër NULL NULL 15.12.2023 16:00 15.12.2023 16:00 I burgosuri me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, dyshohet se e ka vrarë një të burgosur dhe e ka plagosur një tjetër. Sipas A2 CNN, për gati një orë, Mjaçaj shkaktoi trazira në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, por më pas është neutralizuar. Në vendngjarje kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve dhe Forcat RENEA. Ndërsa më herët, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, njoftoi se ka firmosur urdhrin që i dënuari Sokol Mjaçaj të izolohet në regjimin 41-bis.