Neuer mungon sërish kundër Interit NULL NULL 15.04.2025 20:50 15.04.2025 20:50 Portieri legjendar i Bayern Munchen-it, Manuel Neuer, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve, sipas raportimeve të BILD. Gjermani mungoi edhe në ndeshjen e parë të cilën ata e humbën me rezultat 1:2 në “Allianz Arena”. Megjithatë, klubi bavarez është optimist se Neueri mund të jetë i gatshëm të kthehet në aksion qysh javën e ardhshme, nëse jo këtë fundjavë. Rikthimi i Neuerit mbetet një pikë kyçe për Bayern, teksa ai është një figurë e rëndësishme për stabilitetin e ekipit.