Neuer do të jetë portieri titullar te Gjermania në Evropian, e konfirmon Nagelsmann NULL NULL 08.06.2024 08:45 08.06.2024 08:45 Manuel Neuer do të jetë portieri titullar te Kombëtarja e Gjermanisë në Kampionatin Evropian. Këtë e ka konfirmuar trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann. “Nuk do të diskutoj për rolin e portierit, Manuel Neuer është dhe do të jetë titullar”, u shpreh Nagelsmann. “Nuk do të lejoj të lindë asnjë diskutim, edhe nëse të gjithë përpiqen të fillojnë një të tillë”. Gjermania është në grup me Zvicrën, Hungarinë dhe Skocinë.