Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu zotohet t’i luftojë të gjitha sanksionet ndaj ushtrisë së tij

NULL NULL
22.04.2024 07:59
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është betuar se do të luftojë çfarëdo sanksione ndaj ushtrisë së tij, pas raportimeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë që t’i ndalin ndihmat për njërën njësi të kësaj ushtrie, shkruan BBC-ja.

Më herët, ueb-faqja Axios kishte thënë që ShBA-ja do të shënjestronte batalionin izraelit të Netzah Yehudas për shkak të shkeljeve të supozuara të së drejtave të njeriut në West Bankën e pushtuar.

Ndërkaq pikërisht BBC-ja ka kuptuar që cilado lëvizje do të pasojë me ndalimin e ndihmës së ShBA-së ndaj njësive të huaja që besohet se janë të përfshira në këto shkelje.

“Nëse ndokush mendon se mund të vë sanksione ndaj një njësie të Forcave Izraelite të Mbrojtjes, do t’i luftoj me gjithë fuqinë time”, ka thënë Netanyahu të dielën.

lajme të ngjashme