Netanyahu zotohet për përgjigje pas sulmit me raketë të Houthit pranë aeroportit kryesor të Izraelit NULL NULL 04.05.2025 17:40 04.05.2025 17:40 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të hakmerret kundër grupit Houthi pasi një raketë e lëshuar nga grupi goditi aeroportin kryesor të Izraelit. Netanyahu përmendi sulme kundër grupit, duke thënë: “Ne sulmuam në të kaluarën, do të sulmojmë edhe në të ardhmen”. Raketa, e lëshuar nga Jemeni nga grupi i mbështetur nga Irani, ra pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të dielën në mëngjes, thanë autoritetet izraelite. Katër persona u plagosën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë rrugës për në një strehë, raportuan mediat izraelite, duke cituar shërbimet e emergjencës. Zëdhënësi ushtarak i Huthit, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se aeroporti izraelit “nuk ishte më i sigurt për udhëtime ajrore”. Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë: “Kushdo që na godet, ne do ta godasim shtatë herë më fort”. Aeroporti tani është rihapur për fluturime, pasi i ndaloi ato përkohësisht – megjithëse disa linja ajrore të mëdha, përfshirë Lufthansa, Air France dhe Delta, anuluan fluturimet e së dielës për në dhe nga aeroporti. Sirenat u aktivizuan në disa pjesë të vendit ndërsa raketa po afrohej – dhe Forcat Ajrore Izraelite thanë se po hetonin dështimin për ta kapur atë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.