Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu thotë se armëpushimi në Gaza do të ndërpritet nëse pengjet nuk kthehen deri të shtunën

NULL NULL
11.02.2025 18:43

Armëpushimi në Gaza do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet izraelite deri të shtunën në mesditë, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai paralajmëroi për një rikthim në “luftime intensive” nëse pengjet nuk lirohen.

Hamasi tha të hënën se do të shtyjë lirimin e planifikuar të pengjeve izraelite, duke akuzuar Izraelin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.

Netanyahu e bëri njoftimin pas një “diskutimi të thellë katërorësh në kabinetin politik të sigurisë”, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se kabineti “shprehu zemërim për situatën tronditëse të tre pengjeve izraelite që u liruan të shtunën e kaluar”.

Netanyahu theksoi se kabineti miratoi një marrëveshje unanime: “Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë – armëpushimi do të ndërpritet dhe forcat izraelite do t’i kthehen luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht”.

lajme të ngjashme