Netanyahu takohet me familjarët e pengjeve të Hamasit NULL NULL 16.10.2023 16:43 16.10.2023 16:43 Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është takuar me familjarët e personave që tashmë janë pengje të Hamasit. Duke folur në Knesset, Parlamentin e Izraelit, Netanyahu tha se ai i dëgjoi “me dhimbje të jashtëzakonshme” historitë e familjeve, i përqafoi ata dhe foli për angazhimin e tij për t’i ribashkuar ata me më të afërmit e tyre. “Ne jemi të pamëshirshëm në këtë përpjekje për të rikthyer vëllezërit dhe motrat tona, burrat dhe gratë, fëmijët dhe foshnjat”, tha ai. Netanyahu falënderoi presidentin amerikan Biden për mbështetjen e tij dhe gjithashtu falënderoi Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë për “ndihmën” e tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.