Netanyahu për fitoren e Trumpit: Kthim historik në Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 06.11.2024 10:00 06.11.2024 10:00 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, Foto nga arkivi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e uroi Donald Trumpin për “kthimin më të madh historik”. “Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe mes Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!” tha Netanyahu në një postim në X, transmeton Klankosova.tv. Sipas rezultateve të fundit, Donald Trumpi ka fituar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së ku ishte në garë me Kamala Harrisin.