Netanyahu: Gjysma e komandantëve të Hamasit u vranë në Gaza NULL NULL 05.12.2023 23:17 05.12.2023 23:17 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se gjysma e e komandantëve të Hamasit u vranë në Gaza. Ai këtë pretendim e dha gjatë konferencës për shtyp më herët këtë mbrëmje, pa ofruar një numër specifik. Ndërsa, Hamasi nuk ka konfirmuar numrin e komandantëve të tij të vrarë në luftime, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ne po i lajmë hesapet me të gjithë ata që rrëmbyen, morën pjesë, vranë, therën, përdhunuan dhe dogjën vajzat e popullit tonë”, tha Netanyahu.