Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik NULL NULL 07.06.2024 07:13 07.06.2024 07:13 Arkiv: Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do t’u drejtohet ligjvënësve amerikanë në Uashington DC më 24 korrik, njoftuan të enjten udhëheqësit e Kongresit. Ai do të flasë me të dy dhomat e Kongresit – Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve – ndërsa lufta Izrael-Gaza vazhdon, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Republikanët dhe demokratët ftuan kryeministrin, por data e fjalimit të tij nuk u zyrtarizua deri të enjten.