Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu beson se Trumpi mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza

NULL NULL
06.07.2025 19:24
Foto: Arkiv

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, tha se besonte që diskutimet e tij me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, të hënën do të ndihmonin në avancimin e bisedimeve mbi lirimin e pengjeve në Gaza dhe marrëveshjen e armëpushimit që negociatorët izraelitë rifilluan në Katar të dielën.

Negociatorët izraelitë që marrin pjesë në bisedimet për armëpushim kanë udhëzime të qarta për të arritur një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve që Izraeli ka pranuar, tha Netanyahu të dielën përpara se të hipte në fluturimin e tij për në Uashington.

“Unë besoj se diskutimi me Presidentin Trump me siguri mund të ndihmojë në avancimin e këtyre rezultateve”, tha ai, duke shtuar se ishte i vendosur të siguronte kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe të largonte kërcënimin e Hamasit ndaj Izraelit.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që kur Trump u kthye në pushtet gati gjashtë muaj më parë.

Presioni publik po rritet mbi Netanyahun për të siguruar një armëpushim të përhershëm dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza, një veprim i kundërshtuar nga disa anëtarë të linjës së ashpër të koalicionit të tij të krahut të djathtë. Të tjerë, përfshirë ministrin e Jashtëm, Gideon Saar, kanë shprehur mbështetje.

Grupi palestinez Hamas tha të premten se i ishte përgjigjur një propozimi për armëpushim në Gaza të mbështetur nga SHBA-të me një “frymë pozitive”, disa ditë pasi Trump tha se Izraeli kishte rënë dakord “me kushtet e nevojshme për të finalizuar” një armëpushim 60-ditor, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.