Nesër minohet për herë të gjashtë masa shkëmbore e rrugës Kijevë-Dollc NULL NULL 26.12.2024 13:50 26.12.2024 13:50 Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të premten në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i gjashtë i masave shkëmbore. Sipas ministrisë, minimi i masave shkëmbore do të bëhet nga ana e djathtë e zgjerimit të rrugës. “Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, ministria bëri të ditur se për shkak të minimit do të ketë ndërprerje të trafikut nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 17 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 20 orë më parë