Nesër mbahet samiti për Ukrainën në Tiranë, zbardhet agjenda NULL NULL 27.02.2024 20:26 27.02.2024 20:26 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrij sonte në Tiranë, ku nesër do të pritet në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ora 09:00. Tashmë është bërë e ditur edhe agjenda për ditën e nesërme, ku pas takimit kokë me kokë pritet të ketë edhe një takim bilateral mes dy delegacioneve, atij ukrainas dhe delegacionit shqiptar. Ky takim sipas agjendës është parashikuar të fillojë në orën 9:30 dhe do përfundojë me firmosjen e një marrëveshje. Ndërsa, në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti./Euronews.al Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024) 09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri. 09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelensky. 9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve. 10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës 11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve) 11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit. 13:00 – Foto Familjare Të gjitha mediat 13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.