Nesër maratona ndërkombëtare e notit “KOSOVA 2015” NULL NULL 14.08.2015 17:41 14.08.2015 17:41 Federata e Notit të Kosovës, mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, do të organizojë, për herë të gjashtë rresht, maratonën ndërkombëtare “KOSOVA 2015”, njofton Klan Kosova. Gara që do të jetë e gjatë plotë 4.2 kilometra me 30 notarë garues, femra e meshkuj, mbahet nesër, e shtunë, në ora 11:00. Kujtojmë se fitues të maratonës së vitit të kaluar ishin maqedonasi Aleksander Ilievski, dhe gjermanja Sina Schunk nder femra. Edhe ketë vit pritet një rivalitet i madh. për tri pozitat e para. klankosova.tv