Nesër 26 mijë semimaturantë i nënshtrohen testit të arritshmërisë (VIDEO) NULL NULL 27.05.2021 18:36 27.05.2021 18:36 Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta nesër do t’i nënshtrohen testit të arrritshmërisë. Testimi për semi-maturantët do të fillojë në ora 10:00, në 156 qendra të testimit anekënd Kosovës. Kohëzgjatja e testit të arritshmërisë do të jetë dy orë e gjysmë. Publikimi i rezultateve të testit të arritshmërisë do të bëhet më 7 qershor. “Ajo që nxënësit duhet ta kenë parasysh është që nesër nuk duhet ta kenë telefonin me vete”. Kështu bëri të ditur në një intervistë për Klan Kosova, Fatmir Elezi, Udhëheqësi i Divizionit për Standarde dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025