Nëse ndiheni të fryrë ka disa ushqime që duhet t’i shmangni NULL NULL 01.04.2019 10:00 01.04.2019 10:00 Ndonjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut. Por shpesh herë fryrja e barkut vjen nga ushqimi, transmeton Klan Kosova. Ky problem mund të jetë shkaktuar nga ushqime të ndryshme si: Brokoli, lakra, lulelakra: Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz. Bishtajoret: Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato. Produktet e qumështit: Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut. Mollët: Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Gaz dhe ndjesi fryrjeje. Ndërsa ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me ketë problem janë: Kastravecët: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut pasi përmbajnë Bananet: Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit. Çaji me mente dhe kamomil: Nëse ndiheni të rënduar pas darkës, pini një çaj mente ose kamomili. Qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen.