“Nëse LDK dhe PDK e konsiderojnë Haradinajn për president, Aleanca normal që e mbështet” (VIDEO) NULL NULL 03.07.2026 13:13 03.07.2026 13:13 Avni Arifi nga Aleanca ka thënë që kjo parti nuk ka bërë kompromis me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ai madje tha se ata as që duan takim me Kurtin, dhe nuk kanë interesim të jenë në qeveri me të. “Nuk kemi ba na kompromis me Kurtin. Ne as takim s’po lypim. Kompromis kish qenë sikur t’i kishim thanë, a na i jep qekaq ministri, a na i jep këto privilegje? Gjashtë kërkesa që vetëm qytetarin e prekin, e nuk e prekin Aleancën. Aleanca nuk do as takim se s’ka çka na duhet neve takimi. Qysh duhet me i thanë qytetarit të Kosovës, Aleanca nuk do koalicion me Kurtin, nuk është e interesume me qenë në Qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.” Ish-kandidati për deputet më pas adresoi edhe çështjen e presidentit, duke thënë që nëse LDK dhe PDK e konsiderojnë Ramush Haradinajn si kandidat të përbashkët, Aleanca natyrisht se do ta mbështeste këtë gjë. “Për pozitën e presidentit, Aleanca nuk i ka vendosur kushte kërkujt, sepse po ka ide që po thonë që Aleanca e ka propozu. Nuk e ka propozu kërkon Aleanca. Ai është tjetër proces. Nëse partitë opozitare, LDK dhe PDK, konsiderojnë që Haradinaj mundet me qenë kandidat i përbashkët, Aleanca normal që e mbështet”.