Nëse i shihni këta persona lajmërojeni policinë NULL NULL 13.01.2026 14:51 13.01.2026 14:51 Policia ka bërë një kërkesë për bashkëpunim në lidhje me identifikimin e disa personave. Në njoftimin e policisë thuhet se ata janë të dyshuar për vjedhje, përcjell Klankosova.tv. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”. “Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.