Nëse i njihni personat në foto, lajmërojeni policinë! (FOTO) NULL NULL 16.05.2025 09:04 16.05.2025 09:04 Policia në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e dy personave që shihen në fotografitë e bashkëngjitura. Në njoftim bëhet e ditur se dy të dyshuarit, me datën 04.03.2025 rreth orës 17:25, në një lokal në Prizren kanë kryer veprën “Lëndim i lehtë “ dhe janë larguar nga aty. Nga video-regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e tyre, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim të tyre. Prandaj, Policia e Kosovës lut të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarve në foto, të njoftojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.