Nëntë të vdekur pasi persona të armatosur sulmojnë minierën në Peru NULL NULL 03.12.2023 08:26 03.12.2023 08:26 Nëntë persona u vranë dhe 15 u plagosën pasi njerëz të armatosur sulmuan minierën Poderosa të Perusë me eksploziv dhe morën pengje, tha Ministria e Brendshme të shtunën vonë. Policia “ka marrë kontrollin e situatës”, shtatë persona janë arrestuar dhe disa armë janë sekuestruar, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se kishte urdhëruar forcat speciale në zonë për të mbështetur policinë lokale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Sulmuesit hynë në minierë, duke përdorur lëndë shpërthyese, si dhe “u përballën dhunshëm me personelin e sigurisë së brendshme nga kompania si dhe morrën peng katër persona”, tha ministria.