Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëntë të vdekur pas të shtënave në Monterey Park të Kalifornisë

NULL NULL
22.01.2023 12:23

Nëntë persona kanë humbur jetën pas të shtënave në një ambient biznesi në qytetin Monterey Park të Kalifornisë, tha policia.

Incidenti ndodhi rreth orës 22:20 me orën lokale të së shtunës.

Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.

Policia ende nuk ka bërë të ditur se sa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat, apo nëse ka bërë ndonjë arrestim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit tha se i dyshuari për të shtënat është mashkull.

Videot në mediat sociale treguan një prani të madhe policie në qytet, i cili ndodhet rreth 13 kilometra në lindje të Los Anxhelosit.

Një dëshmitar okular i tha Los Angeles Times se tre persona vrapuan në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte derën pasi kishte një burrë me automatik në zonë.

Festivali vjetor i Vitit të Ri Hënor është një ngjarje gjatë fundjavës që ka tërhequr më parë turma prej më shumë se 100 mijë vizitorësh.

Festimet e së shtunës mbrëma ishin planifikuar të përfundonin në orën 21:00 me kohën lokale.

Monterey Park ka një popullsi prej rreth 60,000 njerëz dhe është shtëpia e një komuniteti të madh aziatik, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.