Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëntë të arrestuar në Serbi gjatë protestës për shembjen vdekjeprurëse të çatisë

NULL NULL
06.11.2024 14:28
Novi Sad
Një protestues në Novi Sad. Foto: AP

Nëntë persona janë arrestuar pas trazirave që shpërthyen gjatë një proteste mbi shembjen vdekjeprurëse të çatisë javën e kaluar në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë që vrau 14 persona dhe plagosi tre, thanë autoritetet të mërkurën.

Të arrestuarit përballen me akuzat e sjelljes së dhunshme, shkatërrimit të pronës, shkaktimit të rrezikut publik dhe sulmit ndaj policisë, thuhet në një deklaratë të prokurorëve, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Ata thanë se autoritetet po punojnë për të identifikuar më shumë persona që u përfshinë në incidentet e së martës në mbrëmje.

Mijëra persona marshuan në Novi Sad të martën për të kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë lidhur me rënien e tendës së betonit të premten e kaluar në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit. Kur disa nga protestuesit hodhën gurë, shishe dhe bojë të kuqe në bashkinë e qytetit, policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës.

Shumica në vendin ballkanik po fajësojnë për shembjen e çatisë korrupsionin e shfrenuar, mungesën e transparencës dhe punën e ngadaltë gjatë punimeve të rinovimit në ndërtesën e stacionit, e cila ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë hekurudhore me kompanitë shtetërore kineze.

lajme të ngjashme